2.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Grabovci i quan spekulime listat e Milaim Zekës për Gjykatën Speciale

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci i ka quajtur spekulime emrat e publikuara të të akuzuarve për Gjykatën Speciale, ku janë të përfshirë edhe shefi i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, Xhavit Haliti…

Edhe sikur të ishin të vërtetat listat me emra të cilat janë publikuara nga gazetari i emisionit “Pa Rrotlla”, Milaim Zeka, sipas Grabovcit është e pamoralshme të publikohen ato.

“Çështja e listave është një spekulim për mua. Për listat nuk mund të dihen, i dinë vetëm ata që janë marrë me hetimin e çështjeve dhe ne presim që në të ardhmen të publikohen. Por edhe sikurse të dihen emrat, do të ishte e pamoralshme të manipulohen me emra. Kur dihet se gjithë ata njerëz kanë familje, rrethin familjar dhe shkaktojnë shqetësim. Është e pandershme e pamoralshme të manipulohen me emra. Ne e kemi mjaftë jetën tonë të rënduar me procese, shqetësime”, ka deklaruar Grabovci gjatë emisionit “InfoMagazine” në Klan Kosova. /Zëri/

Më Shumë

Junior 06 dominon Megasportin në gjysmëfinalen e parë U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të thellë ndaj Megasportit me rezultat 98:49, në ndeshjen e parë gjysmëfinale...

DKA-ja në Prizren dhe Fakulteti Filologjik drejt bashkëpunimit për zhvillim profesional në arsim

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Prizren ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Fakultetit Filologjik dhe partnerë ndërkombëtarë, me fokus në forcimin e...

Lajmet e Fundit