16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Gratë veterane të luftës marrin mirënjohje në Ditën e Dëshmorëve të Prizrenit

Në kuadër të shënimit të Ditës së Dëshmorëve në Prizren, dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës dhe Komuna, kanë ndarë mirënjohje për gratë veterane të luftës së UÇK-së. Mirënjohjet për 24 veterane, prej të cilave 3 post-mortum, janë shpërndarë gjatë ceremonisë së mbajtur në oborrin e kompleksit muzeor të Lidhjes së Prizrenit, me ç’rast folësit kanë vlerësuar kontributin e ish-ushtareve të UÇK-së në çlirimin dhe ndërtimin e vendit.

Veteranja, Ramize Sinanaj duke folur në emër të bashkëluftëtareve ka kërkuar mbështetje më të madhe për gratë në mënyrë që bashkërisht të krijohet suksesi i tyre.

“Është nder e krenari që pas 21 vitesh të marrim mirënjohje”, ka thënë Sinanaj.

Ndërsa sekretari i degës së OVL-së në Prizren, Isa Berisha ka pohuar se kjo organizatë në bashkëpunim me kryetarin e Komunës kanë paraparë që në shenjë respekti për luftën dhe sakrificën që e kanë bërë gratë të ndahen mirënjohjet për kontributin e dhënë gjatë luftës. “Kjo është një iniciativë e OVL-së dega në Prizren, dhe jemi komuna e parë që respekton veteranet”, është shprehur Berisha.

Në anën tjetër kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka ka theksuar se kjo ceremoni është e vonuar dhe gjë e vogël në krahasim me veprën e ish-luftëtareve të UÇK-së. “Duke marrë parasysh që ju si veterane të UÇK-së keni qenë pjesë e luftës së lavdishme të UÇK-së, duke i marrë të gjitha barrierat që ne si shoqëri i kemi ndaj grave jemi dyfish falënderues ndaj kontributit tuaj, ndaj punës suaj dhe ndaj luftës që e keni zhvilluar”, ka thënë Haskuka, duke shtuar se megjithëse në kohët e fundit vlerat e UÇK-së po sulmohen në shumë aspekte, fakt është që lufta e UÇK-së ka qenë çlirimtare dhe e drejtë.

Nën patronazhin e kryetarit Haskuka, me rastin e Ditës së Dëshmorëve në Prizren, janë bërë edhe homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë, homazhe pranë shtatoreve të dëshmorëve në qendër të qytetit të Prizrenit dhe është bërë përurimi i rifillimit të punimeve për përfundimin e memorialit të heroit “Besim Nrecaj” në fshatin Malësi e Re.

 

Më Shumë

Jasharaj: Po përgatitemi për grevë

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari ka deklaruar se nëse qeveria aktuale në vend nuk merret me kërkesat dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo sindikatë,...

Antidroga me aksion të madh në Prizren dhe Gjakovë, sekuestrohen kokainë e armë

Njësia e Antidrogës së Policisë së Kosovës është duke zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali. Mëson se gjatë...

Lajmet e Fundit