Greva vazhdon edhe sot

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës ka njoftuar mbrëmë se edhe sot do të vazhdojë greva nëpër shkolla.

Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut pas raporteve të marra nga Këshillat Komunale greviste të SBASHK-ut dhe analizave të bëra nga ta dhe nga vet Këshilli Qendror Grevist ka konstatuar se edhe në llogaritjet që janë bërë sot dhe pagat që janë procesuar për të punësuarit në arsim ka shumë gabime në llogaritjen e përvojës së punës të mbi 90 përqind e të punësuarve ku iu mungojnë 7 vite të përvojës së punës si dhe nuk është bërë ndryshimi i pagesës për muajt janar,shkurt dhe mars të vitit 2015

“Për këto gabime të lëshuara edhe në këto lista te pagave të cilat u punuan dhe u procesuan sot deri në këtë moment që ne po lëshojmë këtë komunikatë nuk kemi informata as nga MASHT e as nga MF por as ndonjë prononcim publik pse kanë ndodhur këto gabime prandaj: Këshilli Qendror Grevist i përkrahur nga të gjitha Këshillat greviste Komunale dhe nga Këshilli grevist i Universitetit i njofton të gjithë punonjësit arsimor se greva e përgjithshme edhe nesër mbahet me të njëjtin orar sikurse edhe sot”, thuhet në komunikatën e sindikalistëve të arsimit.

Kjo e fundit i ka bërë thirrje Qeverisë që në afat optimal t’i përmbushin edhe këto lëshime që i kanë bërë në mënyrë që mos të humbet mësimi.

Një ditë më parë, Qeveria ka bërë të ditur se pagat e mësimdhënësve kanë dalë me rritje ndërsa, grevistët kanë thënë se nuk janë paguar në mënyrë retroaktive që nga fillimi i vitit.

Më Shumë

Diskutohet zbatimi i sistemit elektronik SMIL në Prokuroria Themelore në Prizren

Në kuadër të monitorimit të zbatimit të Rregullores Nr. 03/2021 për Menaxhimin e Lëndëve përmes Sistemit Elektronik (SMIL), Grupi Punues i kryesuar nga Visar...

Trepça dhe Bashkimi nisin sonte betejën për titullin e kampionit

Trepça dhe Bashkimi përballen sonte në ndeshjen e parë të finales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë. Takimi zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, me fillim...

Lajmet e Fundit