10.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Gruaja fitoi 100 mijë funte, një ditë pasi mundi kancerin: Ajo i detyrohet gjithçka një kafshe

Louise Tate fitoi 100 mijë përmes një karte gërvishtëse, të cilën e bleu duke pritur që burri i saj të linte punën. Ky është i dyti në një seri të lajmeve të mira për këtë grua që kur ajo mësoi një ditë më parë se ishte shëruar nga kanceri.

Ajo së pari mësoi nga mjeku një ditë më parë se kanceri i melanomës me të cilën ajo po luftonte për një kohë të gjatë ishte zmbrapsur plotësisht, dhe pastaj, krejt papritur, ajo mori një shpërblim të majmë monetar. Louise bleu një gërvishtje në një supermarket për t’u interesuar për diçka ndërsa priste që burri i saj ta merrte nga puna.

Për shkak të kancerit të melanomës që u zhvillua afër syrit të majtë, fatkeqësisht asaj iu desh të humbte syrin, dhe Louise e kaloi një kohë shumë të vështirë me këtë operacion. Gjatë luftës kundër kancerit, ajo zhvilloi një dashuri të madhe për elefantët, dhe kartoni me fat mbi të cilin fitoi para ishte me këto kafshë.

“Disa miq më thanë se elefantët sjellin lumturi, ata vërtet e bëjnë”, tha ajo, raporton themirror.

Në ndërkohë, ajo mblodhi rreth 30 elefantë dhe disa prej tyre i mori si dhuratë nga miqtë e saj.

“Ende nuk mund ta besoj se i kam marrë këto para”, tha 42-vjeçarja

Vetëm kur paratë shkuan në llogarinë e saj, ajo u bë e vetëdijshme se kishte një shumë kaq të madhe parash.

Ajo planifikon të shpenzojë një pjesë të parave për blerjen e një figure të artit në formën e një elefanti, e cila do të jetë simbol i luftës dhe lumturisë së saj. Gjithashtu do të shpenzojë një pjesë të parave në një udhëtim me burrin dhe fëmijët e saj, dhe ata zgjodhën Florida si destinacionin e tyre.

Louise dhe burri i saj nuk planifikojnë të ndryshojnë shtëpinë, edhe pse ata do të shpenzojnë një pjesë të parave për zbukurimin e shtëpisë së tyre. /Telegrafi/

Më Shumë

Masakra në Krushë të Madhe nga forcat serbe, i mbijetuari Elshani rrëfen se çfarë ndodhi para 25 vitesh

I mbijetuari i masakrës në Krushë të Madhe, Selami Elshani ka rrëfyer në detaje atë se çfarë ndodhi para 25 vitesh në masakrën që...

Krasniqi përkujton të rënët në masakrën e Krushës së Madhe: Asnjëherë s’do të lejojmë që sakrificat e popullit tonë të harrohen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka përkujtuar Masakrën e Krushës së Madhe, që ndodhi 25 vjet më parë. Në këtë...

Lajmet e Fundit