Gruaja më e vjetër në ShBA feston ditëlindjen e 115-të (VIDEO)

Një grua nga Iowa, e cila u verifikua si personi më i vjetër i gjallë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fillim të këtij viti, festoi ditëlindjen e saj të 115-të.

Bessie Hendricks festoi ditëlindjen e saj me një festë në Shady Oaks Care Center, ku jeton në Lake City.

Në ndejë ishin tre fëmijët e Hendricks, përfshirë vajzën Joan Schaffer, e cila festoi ditëlindjen e saj të 90-të një ditë më parë.

“Është e mrekullueshme që ne e kemi ende atë”, tha Schaffer.

Vetë nëna e Hendricks vdiq kur ajo ishte 13 vjeçare, duke e lënë atë të kujdeset për vëllezërit e motrat e saj.

Hendricks u bë gruaja më e vjetër në Shtetet e Bashkuara në fillim të këtij viti, pas vdekjes së Thelma Sutcliffe në moshën 115 vjeç e 108 ditë. Grupi i Kërkimeve Gerontologjike aktualisht e rendit atë si personin e katërt më të vjetër në botë, transmeton Klankosova.tv.

Më Shumë

UPZ shpall konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Senati i Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve baçelor për vitin akademik 2026/2027. Sipas...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Lajmet e Fundit