Gruaja vret vajzën dhe telefonon burrin: Vajza jonë nuk është më

Një grua 41-vjeçare vrau vajzën e saj, vetëm 2 vjeç, gjatë natës në Cisliano (Milano).

Ngjarja u raportua nga operatorët e numrit jeshil 118, të cilët ndërhynë në vend së bashku me karabinierët.

Pas vrasjes së vajzës së vogël, gruaja i bëri vetes dëmtime të lehta dhe u shtrua në spitalin Magenta. Në rrjetet sociale ajo tregoi për një ndarje të vështirë nga burri i saj, ku përfshihej dhuna dhe tradhtia, me ankesa dhe kundër-ankesa.

“Vajza jonë nuk është më”, kështu i tha ajo ish bashkëshortit të saj ndërsa e mori në telefon.

 

Kur karabinierët mbërritën, ata gjetën shtëpinë të mbyllur nga brenda, u futën përmes një dritare dhe gjetën vajzën e pajetë në shtrat, pranë nënës së saj pa ndjenja.

Sipas asaj që doli, vajza nuk kishte dëmtime të dukshme dhe vrasja është një nga hipotezat mbi të cilat karabinierët hetojnë: fëmija mund të jetë mbytur, por vetëm një autopsi mund të përjashtojë vdekjen aksidentale.

Më Shumë

Muharremaj falënderon qytetarët e Suharekës për kulturën demokratike

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar maturinë, qetësinë dhe kulturën demokratike të treguar...

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në Prizren

Komuna e Prizrenit kishte zhvilluar një procedurë prokurimi për blerjen e dy autoambulancave me kërkesa të paqarta dhe kundërthënëse në dokumentet e tenderit, duke...

Lajmet e Fundit