Grusht shteti në Mianmar, vriten 90 protestues mes tyre edhe fëmijë

Të paktën 90 vetë u vranë të shtunën në Mianmar ndërsa junta vazhdoi goditjen brutale ndaj protestuesve pro-demokracisë në të gjithë vendin në Ditën e Forcave të Armatosura.

Mediat e huaja bëjnë me dije se mes viktimave kanë humbur jetën dhe fëmijë.

Kjo është dhe një ndër ditët më vdekjeprurëse të protestave që kanë ndodhur në Mianmar që nga grushti ushtarak i 1 shkurtit.

“Ata po na vrasin si zogj ose pula, madje edhe në shtëpitë tona. Ne do të vazhdojmë të protestojmë ,” ka thënë një banor i Thu Ya Zaw për mediat.

Sipas mediave goditja vdekjeprurëse erdhi ndërsa protestuesit kundërshtuan paralajmërimet dhe dolën në rrugë në Ditën vjetore të Forcave të Armatosura. Ndërkohë dhuna e ushtruar ndaj protestuesve dhe trazirat që po ndodhin në Mianmar janë dënuar edhe nga zyrtarët e SHBA, Britanisë dhe BE.

Më Shumë

Tragjedia në Suharekë – Goditet nga rrufeja, trupin e bartën 1 kilometër babai dhe vëllai

Puna në bjeshkët e Dellocit u kthye në tragjedi për familjen Bajselmani nga Suhareka. Kjo pasi rrugëtimi i tyre i zakonshëm në këto bjeshkë përfundoi...

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

Lajmet e Fundit