14.8 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Grushtohen nxënësit afër Gjimnazit “Remzi Ademaj” në Prizren

Mbrëmë rreth orës 18:00 në afërsi të Urës së Soziut , jashtë hapësirave të Gjimnazit “ Remzi Ademaj” ka ndodhur një rrahje në mes të disa nxënësve .

Në momentin e kacafytjes ka rastisur edhe një patrullë e policisë, e cila ka intervenuar për të ndërprerë rrahjen mes nxënësve.

Zyrtarët policorë me këtë rast kishin ndaluar dy nxënës, duke i futur në veturë dhe për një kohë kishin bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve në mes të Urës.

Në kohën kur dy nxënësit ishin futur në veturë të policisë, një tjetër nxënës kishte hapur derën e veturës dhe i kishte sulmuar sërish fizikisht. Përsëri është dashur që policët të intervenojnë dhe të qetësojnë gjendjen si dhe të lirojnë rrugën edhe për automjetet .

Dukuria e rrahjeve të nxënësve në Prizren është e pranishme prej shumë kohësh, e me këtë çështje dikush duhet të merret më seriozisht përfshirë drejtuesit e sektorit të arsimit, ata të institucioneve shkollore dhe atyre të sigurisë./TVPZ/

Më Shumë

Lajmet e Fundit