8.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Gucati: Dorëzimi i aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit, kryekëput politik

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës Hyseni Gucati, ka komentuar dorëzimin e aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që është paraqitur tek Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovë, Kadri Veseli.

Gucati ka thënë se një veprim i tillë është kryekëput politik.

“Kadri Veseli ka qenë më herët i intervistuar nga Gjykata Speciale, Hashim Thaçi, nuk ka qenë. Unë mendoj që kjo është veprim politik nga Gjykata Speciale, pak para nisjes për në Uashington. Këto për neve janë të papranueshme. Është e pamundur që Thaçi dhe Veseli të kryejnë vrasje ndaj 100 njerëzve”, ka thënë Gucati, shkruan “Klan Kosova”.

Ai ka theksuar se me këtë veprim po tentohet kënaqja e epsheve të Serbisë.

“Veprimi i tillë kënaq epshet e Serbisë. Po tentohet që të barazohen krimet e Serbisë. Dihet kush ka vrarë, ka dhunuar”, ka thënë ai.

I pari i OVL-UÇK-së ka thënë se ditëve në vazhdim do të bëjnë të ditura format e reagimit. “Nesër do të takojë kryetarët e degëve të veteranëve dhe do të diskutojmë se çka do të veprojmë tutje”, ka thënë Gucati.

Më Shumë

Hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Kosovë “pa kufi” për 9 muaj

Prej ditës së mërkurë ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilit, qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës do të kalojnë përmes...

Prizren: Dënohet me 24 vjet burgim dhunuesi i dy të miturave

Gjykata Themelore në Prizren, departamenti për të mitur, e ka dënuar të akuzuarin E.G., me 24 vjet burgim pasi i ka detyruar dy vajza...

Lajmet e Fundit