9.3 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Gurë-gurë t’kanë palue do duer

Nga Çun Lajçi

*(Teatrit, ku e lashë edhe unë pak djersë)

E ruejti ditën kur u bane art, me t’zhbi nga trolli,
ditën kur u gëzua qyteti i majit t’vitit 45!
Pa u zbardhë Sahat Kulla, Minares pa iu dëgjua zani
pa u zgjua njerëzit me t’i marrë dhimbjet
ai t’bani gërmadhë!

S’e ke meritua, me t’i mbytë qinda-mija role,
me t’i rrëzua piramidat, e shfaqjeve, ndertua me lotë!

Gurë-gurë t’kanë palua do duer,
gurë-gurë asht dashtë, me të ndreqë, tue i kërkua falje,
Pirro Manit, Manushit, Naim Frashrit
Ndrekë Lucës, asht dashtë t’falun me i kërkua,
që Shkodrën e la për ty!

Edhe Rozës për “Cucën e Maleve”

Sylejman Pitarkën asht dashtë me dvetë
Pjetër Gjokën e Mari Llogorecin
jo egon tande të smutë Edvin Kristaq

E ruejti ditën kur u bane art, me t’poshtnua nji i marrë
me t’i shlye datat, premierat, rolet, emnat
me t’vjerrë n’kujtesë!

E ti, vuajte nga myku, kalbja, harresa, injoranca,
me dekada prite nji kurë, e t’erdhi nji rrënim!

Pak shkëlqim kohe të duhej, për t’qenë i lumtun,
nji djalë artist, nji plak e nji vashë,
e qytetit me iu gëzua zemra!

Dardani,18.05.2020

Më Shumë

Drejtoria e Urbanizmit procedon lejen për ndërtimin e 35 shtëpive për familjet skamnore në Prizren

Drejtori i Urbanizmit në Prizren, Florent Ukaj, ka njoftuar se sot është proceduar leja për ndërtimin e 35 shtëpive për familjet skamnore të komunës. https://prizrenpress.com/shitet-banesa-ne-lagjen-dardania-te-prizrenit/ Sipas...

Qeveria publikon programin për festimin e 18 vjetorit të Pavarësisë

Qeveria e Kosovës ka publikuar programin e manifestimeve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë. Programi nis në ora 07:00 me ngritjen e flamurit dhe...

Derbi në Prizren

Lajmet e Fundit