14.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Haalandi flet për herë të parë si lojtar i Cityt: Ditë krenarie për mua dhe familjen

21-vjeçari do t’i bashkohet klubit më 1 korrik, pasi ka nënshkruar një marrëveshje 5-vjeçare në “Etihad Stadium”, deri në verën e vitit 2027.

Djali i ish-lojtarit të Cityt, Alfie, i cili nënshkroi pothuajse 22 vite më parë me “qytetarët”, Haaland junior konsiderohet gjerësisht si një nga sulmuesit më të mirë të Evropës dhe vjen në klub me një reputacion të jashtëzakonshëm golashënuesi, pas periudhave mbresëlënëse te Molde FK, Red Bull Salzburg dhe Borussia Dortmund.

Haalandi shënoi 86 gola në 89 ndeshje në dy sezone e gjysmë me BVB, duke fituar Kupën e Gjermanisë dhe çmimin “Lojtari i Sezonit” në Bundesligë, në sezonin 2020-2021.

“Kjo është një ditë krenarie për mua dhe familjen time. Gjithmonë e kam parë City dhe më ka pëlqyer sezonet e fundit. Nuk mund të mos e admironi stilin e tij të lojës, është emocionues. Manchester City krijon shumë raste, çka është perfekte për një lojtar si unë. Ka kaq shumë lojtarë të klasit botëror në këtë skuadër, ndërsa Pep është një nga trajnerët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, kështu që besoj se jam në vendin e duhur për të përmbushur ambiciet e mia. Dua të shënoj gola, të fitoj trofe dhe të përmirësohem si futbollist. Kam besim se mund t’i bëj këto këtu. Ky është një klub i mrekullueshëm për mua dhe mezi pres të filloj përgatitjet parasezonale”, ka thënë Haaland.

Drejtori i Futbollit Txiki Begiristain shtoi: “Ne e kemi monitoruar Erling për disa vite, kështu që jemi të kënaqur ta sjellim atë këtu te Manchester City. Është një talent i madh dhe ka qenë një nga sulmuesit më të mirë në Evropë gjatë sezoneve të fundit. Rekordi i tij i golave është i jashtëzakonshëm, paraqitjet e tij te Borussia Dortmund dhe në Ligën e Kampionëve në veçanti kanë dëshmuar se mund të ketë sukses në nivelin më të lartë. Erling ka gjithçka që duam nga një sulmues, jemi të sigurt se ai do të shkëlqejë në këtë skuadër dhe në këtë system loje. Rritja e tij ka qenë e jashtëzakonshme, por është ende vetëm 21 vjeç. Vitet e tij më të mira janë përpara. Ne kemi besim se mund të bëhet edhe më i mirë duke punuar me Pep. Ky është një nënshkrim shumë emocionues për klubin tonë dhe jam i sigurt se tifozët do të kënaqen duke e parë Erling në këtë ekip”.

Numri i fanellës së Haaland do të vihet në dispozicion pasi do të konfirmohet në kohën e duhur.

Më Shumë

Shkurte Fejza nderohet me titullin “Qytetare Nderi” nga komuna e Suharekës

Këngëtarja shqiptare, Shkurte Fejza është nderuar me titullin “Qytetare Nderi” nga komuna e Suharekës. Kështu bëri të ditur kreu i kësaj komune, Bali Muharremaj përmes...

Futbollisti shqiptar futet në historinë e Dinamos së Zagrebit

Mesfushori shqiptar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi, është bërë lojtari i dytë me më së shumti paraqitje te skuadra e Dinamos...

Lajmet e Fundit