Hadërgjonaj: Në lista ka nga ata që ikën kur dëgjuan krismat

Deputetja nga radhët e PDK-së, Safete Hadërgjonaj, thotë se në listat e veteranëve ka dezertorë, ndaj fton drejtësinë të veprojë ndaj të gjithë atyre që padrejtësisht lanë jashtë listave luftëtarët e lirisë.

Në rrjetin social Facebook ajo ka shkruar se në lista ka edhe nga ata që me të dëgjuar krismat e para ikën.

“Ta gëzoni e ta mbani me nder ju luftëtarët e UÇK-së statusin e veteranit të luftës. T’i vret ndërgjegjja dezertorët e luftës që fituan statusin e veteranit, e drejtësia të veprojë ndaj të gjithë atyre që padrejtësisht lanë jashtë listave luftëtarët e lirisë, e favorizuan ata që me të dëgjuar krismat e para ikën”, ka shkruar ajo.

Më Shumë

AAK-ja zgjedh kryesinë e re në Prizren

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren ka zgjedhur kryesinë e re të degës, pas aprovimit unanim nga Këshilli Drejtues. Lajmin e ka bërë...

Përfundon asfaltimi i rrugës “Xhevë Lladrovci” në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka përfunduar rregullimi i rrugës “Xhevë Lladrovci”, pranë “Qylhanit”, me shtrimin e shtresës së dytë të asfaltit. Sipas njoftimit,...

Lajmet e Fundit