10.3 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Hajredin Kuçi: Sot definohet marrëveshja PDK-LDK

Kuci-hajredin5-30Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka treguar për Gazetën Express se sot do të definohet marrëveshja mes PDK’së dhe LDK’së.

Ai ka treguar se Kryeministri Thaçi është kthyer nga New Yorku dhe sot gjatë ditës do të takohet me Kryetarin e LDK’së për të përcaktuar detajet e marrëveshjes.

“Kryeministri sot është kthyer dhe e takon z. Mustafa dhe e definojnë marrëveshjen”, ka thënë Nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi, për Express.PDK dhe LDK kanë arritur një marrëveshje por ende nuk është përcaktuar se kush do të jetë Kryeministër. Deri më tash është përmendur emri i Isa Mustafës për udhëheqës të ri të Ekzekutivit, por ende nuk është konfirmuar një gjë e tillë.

As emrat e Ministrave ende nuk janë konfirmuar nga asnjëra prej partive. Mirëpo, sipas të gjitha gjasave, LDK do të drejtojë ministritë ekonomike e PDK ato të drejtësisë dhe arsimit.

Më Shumë

Ari e veturë e sekuestruar, policia jep detaje për arrestimin e të dyshuarve për vjedhje në Prizren

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje për arrestimin e një personi në Prizren për vjedhje. Nga Policia bëhet e ditur se i arrestuari, M.G ,...

Junior 06 siguron finalen e Play-Off-it U14

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau ka siguruar kualifikimin në finale të “Play-Off”-it, pasi ka mposhtur Penzën edhe në ndeshjen e...

Lajmet e Fundit