Hajrulla Çeku: Bëmë histori në Prizren

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kandidati i LVV-së nga Prizreni Hajrulla Çeku ka marrë 17607 vota.

Ai tha se LVV-ja ne zgjedhjet e fundit bëri histori në Prizren dhe tërë vendin.

“Kam punuar përditë, do të vazhdoj të punoj përditë për të merituar mbështetjen tuaj dhe për të dal faqebardhë në shërbimin ndaj jush. Shpreh mirënjohjen time të thellë për secilën e secilin që më besoi detyrën fisnike të deputetit”, shkruan Çeku.

“Megjithatë, përtej individit, kësaj radhe gjithçka ishte rreth idesë së madhe të ndryshimit. Bëmë histori në Kosovë, bëmë histori në Prizren”.

“Me mbi 438 mijë vota në total, bashkë me qytetarët në vend e mërgatë e përmbyllëm referendumin me sukses të jashtëzakonshëm”.

“Me mbi 33 mijë vota në Prizren, qytetarët na besuan trefish më tepër se vendit të dytë dhe pesëfish më tepër se vendit të tretë”.

Më Shumë

LDK vazhdon sot me tubime elektorale në Rahovec, Prizren dhe Dragash

Sot vazhdojnë tubimet elektorale nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në Rahovec, Prizren dhe Dragash. Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin...

Kryetari i Malishevës bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, Ejup Kryeziu, Milaim Beha, Safet e Sabit Hazrolli, Dituni...

Lajmet e Fundit