7.9 C
Prizren
E shtunë, 24 Janar, 2026

Hakmerret

Isa mustafaaaaLideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe kryeministri i ri i Kosovës, Isa Mustafa pa kaluar mirë 48 orë, ka arritur që t’u hakmerret deputetëve që e votuan kundër. Asnjë nga deputetët që votuan kundër apo e abstenuan Isa Mustafën, nuk janë emëruar për kryesues të komisioneve të Komisioneve parlamentare.
Një burim brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se kjo është hakmarrja e parë e Isa Mustafës ndaj atyre që e votuan kundër dhe që e abstenuan.

“Ka pasur deputetë shumë më të përgatitur për kryesimin e Komisioneve Parlamentare, sesa ata që janë emëruar. Ta zëmë Teuta Rugova, pa asnjë ditë përvojë është emëruar nënkryesuese e një prej komisioneve më të rëndësishme parlamentar- pra komisionit për Punë të Jashtme”, ka thënë ky burim.

Vjosa Osmani, Doruntinë Maloku, Anton Quni, Arben Gashi, Armend Zemaj, Alma Lama e Fatmir Rexhepi janë lënë jashtë “loje” sa i përket kryesimit të Komisioneve Parlamentare.
Ndërkaq, ata që e mbështetën koalicionin me PDK-në dhe që i dhanë mbështetje Mustafës, ai i ka shpërblyer.

Komisioni për Buxhet dhe Financa do të kryesohet nga Naser Osmani, Komisioni për Integrime Europiane nga Teuta Sahatqija, Komisioni për Drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të pagjetur dhe peticione, do të udheheqet nga Lirije Kajtazi, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë dhe Telekomunikacion nga Muhamet Mustafa, kurse Teuta Rugova do të jetë Nën-Kryesuese e Komisionit për Politike të Jashtme.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafës edhe ditën kur u zgjedh kryeministër nga foltorja e Kuvendit ka shpërthyer ndaj këtyre deputetëve që e votuan kundër dhe që e abstenuan. Mustafa deri sa i ka falënderuar të gjithë deputetët që votuan për, kundër dhe që abstenuan, ka thënë se kjo nuk vlen edhe për deputetët e LDK-së./ Gazeta Blic

Më Shumë

Dritarja drejt një bote që nuk është më

Vështrim për librin “Një amerikane në Kosovë 1981–1997” të autores Janet Reineck Shkruan: Demir Reshiti Libri Një amerikane në Kosovë 1981–1997 i antropologes dhe humanistes amerikane...

Autoambulanca mbërrin në Gjykatën e Prizrenit, dikujt dyshohet se iu përkeqësua shëndeti

Autoambulanca ka arritur para objektit të Gjykatës Themelore në Prizren, ku pas pak pritet të nisë seanca dëgjimore ndaj 109 të arrestuarve për manipulim...

Lajmet e Fundit