5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Haliti: Nuk i frikësohem Speciales!

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, Xhavit Haliti, thotë se nuk i frikësohet aspak krijimit të Gjykatës Speciale, e cila pritet të merret ekskluzivisht me disa ish-guerilë të pensionuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një intervistë ekskluzive, dhënë gazetës “Zëri”, thotë se është në interes të shtetit të Kosovës që të votohet Specialja.

Zyrtari i PDK-së, Haliti, ka akuzuar se për krijimin e Gjykatës Speciale kanë kontribuuar edhe disa politika shqiptare në Kosovë, të cilët i gëzohen këtij tribunali. Por, ai ka një porosi për këta njerëz që të mos ngrenë aktakuza pa i ngritur ato drejtësia. Megjithatë, thotë se nuk e ka kasavet shumë punën e Gjykatës dhe se jetën pas lufte edhe ashtu e ka tepër.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ndërkaq thotë se ngjarjet e fundit në Maqedoni nuk është dashur të ndodhin, derisa ka një mesazh për shokun e tij të lëvizjes, kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, që duhet të reflektojë për ato që kanë ndodhur në Maqedoni. Zyrtari i PDK-së vlerëson se ka shumë gjasa që koalicioni PDK-LDK ta përfundojë mandatin bashkë, derisa nuk ka menduar që të kandidojë për kryetar partie pas kalimit të Thaçit në Presidencë.

Më Shumë

Kosova vazhdon të ngjitet në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar progres historik në ranglistën botërore të FIFA-s, duke arritur pozitën e 78-të, që është rekordi më i lartë deri...

Policia e kap hajnin e veturave dhe marketeve në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuari në Prizren për së paku pesë vjedhje. Lajmin e ka bërë të ditur për...

Lajmet e Fundit