6.7 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Hapen shkollat dhe çerdhja në Malishevë

Sot në komunën e Malishevës, janë hapur të gjitha shkollat, përkatësisht klasat e nënta, e po ashtu është hapur edhe çerdhja.

Kjo është bërë e ditur nga drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, i cili edhe i ka vizituar disa nga shkollat, për të parë nga afër procesin e hapjes së shkollave për klasat nënta, për parapërgatitjet për testin e arritshmërisë.

Sipas Thaçi, komuna i ka marrë të gjitha masat e sigurisë në raport me pandeminë COVID-19, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve.

“Kemi bërë dezinfektimin e shkollave dhe të çerdhes, e po ashtu, kemi pajisur nxënësit me maska, si dhe të gjitha shkollat janë pajisur me dezinfektues për duar”, tha drejtori Thaçi.

Zyrtarët e drejtorisë së arsimit, e kanë vizuar edhe çerdhen, e cila gjithashtu  është hapur sot, pasi janë krijuar kushte për hapjen e saj dhe numri i fëmijëve në çerdhe ishte i konsiderueshëm.

Paraprakisht, drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, së bashku me zyrtarët e drejtorisë kanë zhvilluar një takim me komandantin e stacionit policor në Malishevës, kapitenin Azem Krasniqi dhe zyrtarët tjetër përgjegjës policor, me të cilët kanë biseduar për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve për hapjen e shkollave dhe zbatimin e masave mbrojtëse në raport me COVID-19, si dhe për mbarëvajtjen e mësimit.

Më Shumë

Vajza sulmohet nga babai dhe motra në Rahovec

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Rahovec, ku një vajzë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai dhe motra e saj. Me...

Junior 06 Moni Bau shpallet kampione e Kupës së Kosovës U16

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kupës së Kosovës në kategorinë U16 për vajza, pasi në finalen e zhvilluar mposhti bindshëm ekipin...

Lajmet e Fundit