Hapet Festivali i Bukës në Zym të Hasit

Në Zym të Hasit sot është hapur edicioni i dymbëdhjetë i Festivalit të Bukës, raporton PrizrenPress

Ky festival i prinë manifestimit “Takimet e Gjeçovit” që mbahet nesër në Zym të Hasit.

“Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Adem Morina, hapi sot edicionin e XII të “Festivalit të Bukës”, në Zym të Hasit, që i prinë manifestimit “Takimet e Gjeçovit” që mbahet nesër, më 29 tetor 2022 në Zym.

Përgatitja e bukës është zeje që hasjanët i ka bërë të njohur jo vetëm në shtetet e Ballkanit e të Evropës, por edhe më gjerë”, thuhet në njoftim të komunës./PrizrenPress.com

Më Shumë

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Lajmet e Fundit