12.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Hapet QMF në Tërpezë të Malishevës

Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Tërpezë të Komunës së Malishevës, sot është hapur pas meremetimit të plotë të saj dhe nga tani është shërbim për pacientë me kushte më të mira për ofrimin e shërbimeve mjekësore.

Këtë qendër të mjekësisë, sot e kanë vizituar, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti, drejtori i QKMF-së në Malishevë, Nuhi Morina dhe drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku.

Nënkryetari Berisha, gjatë vizitës në këtë QMF në Tërpezë, ka thënë se “investimi në shëndetësi, në objekte shëndetësore, për krijimin e kushteve më të mira për ofrimin shërbimeve, është investim i drejtpërdrejt për shëndetin e qytetarëve të Komunës së Malishevës”. “Uroj që të keni sa më pak punë”, ka thënë në fund Berisha, duke i uruar për rregullimin e objektit.

Drejtori për shëndetësi, Liridon Hoti, ka deklaruar se “meremetimi i plotë i kësaj qendre ka qenë nevojë e desmosdoshme, pasi objekti paraprak ka qenë shumë i vjetër dhe kushtet për ofrimin shërbimeve shëndetësore, nuk kanë qenë të nivelit të kërkuar”.

Drejtori i QKMF-së në Malishevë, Nuhi Morina, e ka falënderuar komunën “për këtë investim shumë domethënës, pasi nga tani në këtë qendër të mjekësisë familjare, shërbimet shëndetësore do të jenë sipas standardeve, sepse tashmë janë krijuar kushte normale të punës, për ofrimin e shërbimeve të nevojshme shëndetësore që kryhen në këtë qendër”.

Më Shumë

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

PDK nuk e merr Fatmir Limajn në listë zgjedhore, Kryesia vendos kundër

Kryesia e PDK-së ka vendosur të mos e përfshijë Fatmir Limajn në listën e tyre zgjedhore. Brenda kryesisë nuk ka pasur disponim dhe as nuk...

Lajmet e Fundit