3.4 C
Prizren
E premte, 29 Nëntor, 2024

Hapet shkolla e re në Vërmicë të Malishevës

fshativermice5-300x224Të hënen me të filluar gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollorë, nxënësit e fshatit Vërmicë, kishin arsye për të ju gëzuar më së shumti, pasi që ata po fillonin mësimin në shkollën e re.

Përndryshe ata do të udhëtonin deri në 8 km vajtje ardhje deri në Llazicë. Edhe pse shkolla e fshatit Vërmicë ishte në gojën e politikanëve lokal se do të ndërtohej që nga viti 2007 ajo më në fund u bë realitet.

Të kontaktuar nga MalishevaPress nëpërmjet Zyrës së Informimit, Drejtori i Arsimit z. Blerim Thaçi thotë se “janë kyer punimet në atë shkollë, përfshi edhe ngrohjen, si dhe është bërë pranimi teknik, ndërsa përurimi zyrtar do të bëhet pas pak kohësh, kur pritet të bëhet pranimi i teknik edhe i shkollave në Shkozë dhe Gollubovc, dhe të trijat së bashku, edhe zyrtarisht do të përurohen”.

Mirëpo, kryetari i fshatit Vërmicë z. Nazif Gashi në një prononcim për Malishevapress thotë se “Punimet kryesore janë përfunduar brenda shkollës, ka disa çështje teknike si mosndërtimi i mirë i oxhakut të nxemjes, ngrirja e pompës së ujit, dhe disa probleme tjera të vogla, te cilat i ka lënë keq punëkryerësi, por për shkak të situatës emergjente ne si kryesi e fshatit kemi insistu dhe kemi bërë presion tek komuna që përkundër këtyre, të hapet shkolla, por për keto probleme drejtori i arsimit Blerim Thaçi, na ka premtuar se do të rregullohen shumë shpejt” thotë Gashi.

“Poashtu mungon infrastruktura e jashtme, si rregullimi dhe rrethoja e oborrit, në pjesën e prapme të shkollës kërkohet një murë mbrojtës, pastaj trafoja elektrike që ndodhet në mes të oborrit me ç’rast rreziku nga tensioni i lartë është shumë i madh” ankohet ndër tjera Gashi duke përmendur problemet tjera edhe me ujë të pijes, ku kërkon nga institucionet përgjegjëse që t’i bëjnë analizat e ujit. Ndërsa asfaltimi i rrugës së shkollës thotë se është tenderuar nga Komuna dhe me rregullimin e kohës do të bëhet shtrimi i saj.

Mëtutje Gashi theksoi se “shkollës së re më së shumti ju gëzuan fëmijët e fshatit, sidomos në këto ditë të ftohta dimri, të cilëve ju duhej të udhëtonin në këmbë pa transport, dhe nën rrezikun e qenëve endacak.

Ndërkohë qytetarët e Vërmicës ishin organizuar vullnetarisht që të bënin bartjen e druve si dhe pastrimin e borës nga oborri dhe rruga e shkollës, siç mund të shihet edhe në fotografitë të marra nga faqja zyrtare e fshatit në rrejtin social facebook. /MalishevaPress.com

Më Shumë

Olta Gixhari tregon detaje nga historia e dashurisë me Dorin: Ishim ulur në një banak në Spanjë

Aktorja e njohur Olta Gixhari ka rrëfyer detaje të pa treguara më parë për marrëdhënien e saj me Dorin. Në një intervistë me Arbana...

Hajnat vjedhin ari dhe një pistoletë në një shtëpi në Prizren

Policia ka njoftuar për një rast të vjedhjes në Prizren. Në njoftim thuhet se persona të panjohur kanë vjedhur ari dhe një pistoletë në një...

Lajmet e Fundit