10.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Haradinaj: Gjykata Speciale, e padrejtë

Ramush haradinaj ne zgjedhjeKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për radion Evropa e Lirë tha se partia e tij nuk e mbështetë krijimin e Gjykatës Speciale, duke e quajtur atë të “padrejtë ndaj Kosovës”.
Ai ka thënë se vet ka qenë subjekt i ligjit ndërkombëtar edhe ka kryer obligimet ndaj ligjit ndërkombëtar.

“Kosova e ka nderuar ligjin ndërkombëtar me rastin e Tribunalit për ish-Jugosllavi. Kjo që ndodh tani është e padrejtë ndaj Kosovës, dëmtohet imazhi ynë shumë me këtë dhomë të posaçme në kuadër të ligjeve të Kosovës, por që do të vendoset jashtë vendit. Ne si Aleancë nuk e mbështesim formimin e kësaj gjykate. Por, kërkojmë që e gjithë energjia të drejtohet në përmirësimin e gjyqësorit në Kosovë. meqenëse mendojmë se degradimi i gjyqësorit në vazhdimësi ka ardhur nga mënyra si është qeverisur Kosova nga zoti Thaçi dhe PDK-ja”, u shpreh Haradinaj.

Më tej Haradinaj ka komentuar edhe rreth asaj se gjatë kohës sa kanë qenë në bllokun opozitar, kryetari i LDK-së, tash edhe kryeministër i Kosovës, Isa Musatafa, ka thënë se të gjitha partitë e mbështesin formimin e Gjykatës Speciale.

“Ka mbet mbetur Isa Mustafa të ju japë moral partive tjera. Ai është shembulli më i keq i moralit politik. Më vjen keq që shprehem kështu. Ne asnjëherë nuk jemi shprehur kundër cilido obligim ndaj ligjit, si në vend, si ndërkombëtar, dhe jemi shembulli më i mirë si i kemi kryer obligimet ndaj Tribunalit për ish-Jugosllavi, ndaj të gjitha kërkesave të ligjit në vend. Në rastin konkret vazhdimi i kapjes së shtetit dhe i përkeqësimit të gjyqësorit të në vend ky është problemi për dy milionë njerëz të Kosovës dhe ne i japim prioritet përmirësimit të gjyqësorit në vend”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

Më Shumë

Arsim Berisha emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë

Arsim Berisha është emëruar zëvendësministër i Shëndetësisë. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate nga Zyra e kryeministrit raporton “Gazeta Blic”. Dr. Arsim Berisha e ka...

Akreditim 5-vjeçar për Universitetin e Prizrenit

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ka arritur akreditim institucional 5-vjeçar, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe konsolidimin e arsimit të lartë në...

Lajmet e Fundit