1.6 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Haradinaj i bën thirrje Kurtit: Mos e largo taksën pa njohje

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka porositur kreun aktual të Qeverisë Albin Kurtin, që mos të dorëzohet përballë presionit për heqjen e taksës që Haradinaj e kishte vendosur ndaj produkteve serbe.

Haradinaj i ka thënë Kurtit që taksën ta heq veç nëse Kosovën Serbia e njeh si shtet të pavarur dhe sovran.

“Kosova nuk ka asnjë garancë se heqja e taksës 100% për produktet e Serbisë e sjellë Marrëveshjen Finale për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndërkohë sipas tij, sot, Serbia vazhdon të armatoset nga Rusia me pajisjet me të reja ushtarake, ndërsa Qeveria Kurti premton heqjen e taksës duke siguru pushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.

“I bëj thirrje publike Kurtit dhe partnerëve të tij qeverisës që mos të hiqet taksa pa njohje. Pushtetet nuk janë asgjë kur është në pyetje ruajtja dhe mbrojtja e sovranitetit të vendit”, ka deklaruar ish-kreu i Qeverisë.

“Tregu vetëm për njohje!”.

Më Shumë

Fatmir Limaj nuk e ‘çan’ rrethimin as në Malishevë, VV-ja del e para

Fatmir Limaj me Nismën nuk arritën të dalin mbi prag. Megjithatë, partia që njihet për bastion Malishevën, ka dështuar edhe në këtë komunë, duke...

Hapet konkursi për poezi “Flaka e Janarit” në Malishevë

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Malishevë ka shpallur konkursin tradicional të poezisë “Flaka e Janarit”, i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve...

Lajmet e Fundit