Haradinaj: Koalicioni qeveritarë, turpi i vendit

Ramush Haradinaj 1Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se koalicioni qeveritarë është turpi i udhëheqjes së vendit, dhe se qytetarët nuk ndihen krenar me këtë qeverisje. Sipas Haradinajt, të gjitha ato të arritura, ndihma nga ana e të huajve, të humburit gjatë luftës po zhvlerësohen nga kjo qeveri.

Ai këto komente i bëri gjatë punimeve të Kuvendit të II-të të punës së AAK-së, ku po diskutohen ndryshimet statutare të kësaj partie.

Ardian Gjini, kryesues i Grupit Punues për Çështje Statusore përmendi disa ndryshime në Statutin e AAK-së, të cilat priten të votohen sot, transmeton Tribuna.

Kryesia e AAK-së më herët ka bërë të ditur se ndryshimi gjatë vitit 2015 nënkupton fuqizim të AAK-së në të gjitha nivelet e organizimit në mënyrë që arrihet synimi i qytetarëve të Kosovës për ndryshimin e gjendjes së mjerueshme me të cilën përballet Kosova për çdo ditë.

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Lajmet e Fundit