-7.2 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Haradinaj në Prizren: Protesta u shty për shkak të Pashkëve

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj momentalisht ndodhet në Prizren, tashmë në kuadër të vizitave të zakonshme që i bën kësaj komune çdo të premteje.

Me këtë rast ai për Televizionin e Prizrenit ka folur për anulimin e protestës së nesërme nga opozita, duke thënë se ajo nuk është anuluar por është shtyrë për shkak të Festës së Pashkëve dhe zhvillimeve aktuale në vend, dhe se protesta e paralajmëruar pritet të mbahet pas një jave.

I pyetur se shtyerja e protestës së nesërme mund të jetë si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve të mundshme brenda opozitës, ai tha se opozita është bashkuar në bazë të kundërshtimeve që ka ndaj qeverisë për dëmet tashmë të njohura për opinionin, që po i shkaktohen vendit nga qeveria, duke mos dashur të komentojë zhvillimet e fundit pas largimit nga AAK të Donika Kadaj – Bujupi.

Kryetari i AAK-së, Haradinaj, tha më tej se është i përkushtuar për të mbështetur degën e partisë së tij në Prizren në aktivitetet e zakonshme me institucione dhe qytetarë, dhe për këtë arsye ai tashmë çdo të premte po e viziton këtë qytet.

Ndryshe, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, me ç’rast kryetarit të këtij institucioni fetar, Besim Berisha, i’a ka dhuruar një flamur kombëtar.  Sipas agjendës së paraparë, ai më pas është takuar me qytetarë të Prizrenit, ndërsa në mbrëmje do të vizitojë fshatin Lukinaj të Hasit, ku do të takohet me Sheh Rexhën. /TV Prizreni/

Më Shumë

Rrëshqitje të dheut në disa zona të Prizrenit, autoritetet reagojnë në terren

Reshjet e shiut gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut në disa zona të Komunës së Prizrenit, duke rrezikuar rrugë dhe prona...

Kryeprokurori i Prizrenit, Kryeziu: Në kohën e fundit kemi të bëjmë me raste të shumta të kokainës

Në periudhën janar-tetor 2025, Prokuroria Themelore në Prizren ka 260 lëndë aktive lidhur me veprat penale të narkotikëve. Nga këto raste nën hetime apo të...

Lajmet e Fundit