Haradinaj në Prizren: Protesta u shty për shkak të Pashkëve

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj momentalisht ndodhet në Prizren, tashmë në kuadër të vizitave të zakonshme që i bën kësaj komune çdo të premteje.

Me këtë rast ai për Televizionin e Prizrenit ka folur për anulimin e protestës së nesërme nga opozita, duke thënë se ajo nuk është anuluar por është shtyrë për shkak të Festës së Pashkëve dhe zhvillimeve aktuale në vend, dhe se protesta e paralajmëruar pritet të mbahet pas një jave.

I pyetur se shtyerja e protestës së nesërme mund të jetë si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve të mundshme brenda opozitës, ai tha se opozita është bashkuar në bazë të kundërshtimeve që ka ndaj qeverisë për dëmet tashmë të njohura për opinionin, që po i shkaktohen vendit nga qeveria, duke mos dashur të komentojë zhvillimet e fundit pas largimit nga AAK të Donika Kadaj – Bujupi.

Kryetari i AAK-së, Haradinaj, tha më tej se është i përkushtuar për të mbështetur degën e partisë së tij në Prizren në aktivitetet e zakonshme me institucione dhe qytetarë, dhe për këtë arsye ai tashmë çdo të premte po e viziton këtë qytet.

Ndryshe, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, me ç’rast kryetarit të këtij institucioni fetar, Besim Berisha, i’a ka dhuruar një flamur kombëtar.  Sipas agjendës së paraparë, ai më pas është takuar me qytetarë të Prizrenit, ndërsa në mbrëmje do të vizitojë fshatin Lukinaj të Hasit, ku do të takohet me Sheh Rexhën. /TV Prizreni/

Më Shumë

Haxhiu takon qytetarët në Sharri, Buzez dhe Shajnë: Krejt për Shtet e Shtet për Krejt

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu së bashku me kandidatin për deputet nga Sharri, Filiz Mustafa, kanë zhvilluar tri takime të ndara me...

E rëndë në Prizren: Një grua gjendet pa shenja jete në rrugë

Një grua është gjetur pa shenja jete në një rrugë në qytetin e Prizrenit. Siç bën të ditur policia në raportin 24-orësh, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit