10.2 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Haradinaj: Në vitin 2019 duhet ta kemi statusin e kandidatit për BE

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka diskutuar rreth zbatimit të marrëveshjes për Stabilizim Asociim, të arriturat e deritanishme dhe të gjeturat për vitin 2018.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se MSA është dokumenti kryesor në kuadër të raporteve të Kosovës me BE-në.

“Ne kemi identifikuar prioritetet kyçe për vitin 2018 për të arritur progres në kuadër të reformës evropiane. Prioritet kyç i kësaj Qeverie është agjenda evropiane. Dhe synim është që Kosova ta marrë statusin e kandidatit. Kemi ardhur deri tek një vendim që në takimin, quhet këshilli raportues i MSA-së jo vetëm te shkojnë në raportim të të arriturave, por Kosova vet ta nxjerr ERE-n 2018 dhe më 2019 duhet ta kemi statusin e kandidatit. Brenda javës ne kishim mundur ta aprovojmë një dokument final tonin EREN 2018. Pse po veprojmë kështu sepse e vetmja mënyrë më zotëru një agjende është nëse buron vet. Kjo agjendë nuk është e një Ministrie apo veç e Qeverisë, por e të gjitha institucioneve. Qëllimi është që të dëshmojmë që i kemi marrë seriozisht punët”, tha ai.

Edhe ministrja e Integrimeve Dhurata Hoxha tha se qëllimi kryesor si shtet është që të dalin sa më mirë, me prioritetet që synohet të aplikojmë për statusin e kandidatit deri në fund të vitit 2018, transmeton kp.

Në mbledhjen e Qeverisë është diskutuar edhe për problemin e qenve endacakë ku kryeministri Haradinaj tha se Qeverisë i duhet që të bëjë diçka në këtë drejtim pasi që komunat janë të paafta për t’u marrë me këtë problematikë.

Më Shumë

Vdes i vetaksidentuari më 17 shkurt në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku që kishte ndodhur më 17 shkurt 2026 në Autostradën Autostrada Ibrahim Rugova, në...

Arrestohet i dyshuari se ia vodhi portofolin një qytetari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për vjedhjen e një portofoli nga një qytetar. Sipas Policisë, i dyshuari u identifikua dhe arrestua nga...

Lajmet e Fundit