Haradinaj: PDK-ja të shkojë në opozitë

Ramush Haradinaj 1Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se PDK-ja duhet të shkojë në opozitë. Sipas tij, kjo shkuarje e PDK-së, do të ishte në të mirë të Kosovës.

“Pas gjithë këtyre zhvillimeve, do të ishte shumë më e shëndetshme për demokracinë në vend, që PDK-ja të dalë njëherë në opozitë, ashtu siç ka ndodhur me partitë tjera”, ka thënë Haradinaj për Epoka e Re.

Ai ka paralajmëruar se për t’u bërë kryeministër, s’do t’i kërkojë ndihmë as kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit, e as kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, por qytetarëve.

“Janë qytetarët ata që vendosin, prandaj duhet të presim vendimin e tyre. Postin e kryeministrit tanimë nuk e kërkoj as nga Thaçi, as nga Isa, e as nga dikush tjetër, por nga qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.

Më Shumë

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Lajmet e Fundit