15.1 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Haradinaj: PDK po pengon krijimin e institucioneve

Ramush Haradinaj 1Kreu i AAK-së dhe i nominuari i Bllokut për kryeministër, Ramush Haradinaj, thotë se për mungesën e institucioneve fajin e ka PDK-ja Në një intervistë për RTK-në ai ka thënë se nuk ka çarje të Bllokut dhe nuk do të ketë as në të ardhmen.

Haradinaj thotë se gjatë gjithë kohës, qeveria e pakicës po merr vendime që janë në kundërshtim me parimet e qeverisjes së shumicës.

“Gjatë gjithë kësaj kohe qeveria e pakicës ka marrë vendime në kundërshtim me parimet e qeverisjes. Kjo është shqetësuese edhe për vendin edhe për ne. Pse nuk ka ndodhur deri tani ndërtimi i institucioneve është se qeveria e pakicës nëpërmjet vendimit të Kushtetueses e ka pengu këtë”, ka thënë veç tjerash Haradinaj.

Ai ka thënë se nuk ka dhe nuk do të ketë çarje të Bllokut.

“Nuk ka çarje të Bllokut dhe se indikacione të tilla nuk ka pasur e nuk do të ketë as në të ardhmen”, tha ai.

Për gjithë situatën e krijuar në vend, përkatësisht mungesën e institucioneve, Haradinaj e fajëson PDK-në.

“PDK është pengesa pse nuk kemi institucione për kaq muaj. Flora Brovina është pengesa sepse nuk po e thirrë seancën. Ata presin se do të kete gjimnastika të ndryshme brenda Bllokut por u them se nuk do të ketë”, tha ai.

Më Shumë

Bashkimi fiton ndaj Junior 06

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 65:34 ndaj Junior 06 në konkurrencën e femrave. Bashkimi arriti të krijojë epërsi që në fillim të lojës dhe...

Tirana pret Bashkimin në Ligën Unike për femra

Në kuadër të Ligës Unike Femrat, java e ardhshme sjell një përballje të rëndësishme ndërmjet Tiranës dhe Bashkimit. Ndeshja zhvillohet në Pallatin e Sportit...

Lajmet e Fundit