Haradinaj prezanton adermin e Bashkim Shalës në AAK të Malishevës

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka cilësuar lajm të mirë aderimin e Bashkim Shalës, në subjektin e tij politik.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Bashkim shala është vëlla i dëshmorit të Hafir Shala [Hafir Shala njihet si një nga mjekët e parë që shëroi plagët e ushtarëve të UÇK-së në vitin 1998, u arrestua nga policia serbe dhe që nga ajo kohë nuk u gjet].

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Lajm i mirë aderimi në Aleancë i Bashkim Shalës nga Malisheva, vëlla i dëshmorit të kombit Hafir Shala. Bashkimin, i cili jeton dhe vepron në Graz të Austrisë, e falënderova për kontributin në ruajtjen dhe ngritjen e vlerave kulturore e arsimore të vendit tonë përmes shoqatës “Atdheu”, si kryetar i saj. E sigurova se diaspora jonë, si krah i djathtë i Kosovës, do ta ketë gjithmonë kujdesin tonë të veçantë”, ka shkruar Haradinaj.
/Telegrafi/

 

Më Shumë

Kontrolle intensive në Prizren: Shkyçje të konsumatorëve me borxhe dhe ndalim i lidhjeve ilegale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet kujdestare të kontrollës po vazhdojnë edhe gjatë ditëve të vikendit me aksione...

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Lajmet e Fundit