2.4 C
Prizren
E enjte, 29 Janar, 2026

Haradinaj: Do të jem në shërbim të shtetit dhe qytetarëve

Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një postim në llogarinë e tij në facebook, ka falënderuar deputetët që e votuan dhe ata që e kundërshtuan votimin e tij për kryeministër.

“Dje mora besimin për të udhëhequr Qeverinë e vendit në mandatin katërvjeçar. I falënderoj të gjithë ata që më besuan, por edhe ata që votuan kundër, sepse ky është thelbi i demokracisë”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i tij në Facebook: 

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Dje mora besimin për të udhëhequr Qeverinë e vendit në mandatin katërvjeçar.
I falëndëroj të gjithë ata që më besuan, por edhe ata që votuan kundër, sepse ky është thelbi i demokracisë.
Zotohem para jush qytetarë të dashur, se do të jem në shërbimin tuaj e të shtetit, dhe do të punoj me krejt qenien time për mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë kosovare.
Qeveria që do ta drejtoj, do të jetë qeveri e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, besimi, përkatësie politike apo ideologjie, dhe do të jetë më e gatshme se asnjëherë më parë që të bashkëpunojë ngusht më opozitën parlamentare, shoqërinë civile dhe median.
Menjëherë pas marrjes së besimit për ta udhëhequr Qeverinë e vendit, kam pranuar mijëra urime nga qytetarë, simpatizantë të AAK-së e të partive të tjera, nga diplomatë e përfaqësues shtetesh, nga të cilët ndër të parët ishin, Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, dhe Senatori Eliot Engel!
Një falënderim i përzemërt për të gjithë ata!
Nisja e re për Kosovën bëhet, vetëm duke qenë të bashkuar, e me besim në njëri tjetrin!

RH

Më Shumë

Bashkimi gati për sfidën ndaj Tiranës në Prizren

Skuadra e Bashkimit është gati për përballjen ndaj Tiranës në kuadër të Ligës Unike të femrave, raporton PrizrenPress. Ndeshje që do të zhvillohet më 29...

Prizren: Një nga rastet më të rënda, drejtësia të jetë e kujdesshme

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka monitoruar një nga seancat gjyqësore që po zhvillohen në Gjykatën Themelore në Prizren, lidhur me rastin e dyshuar...

Lajmet e Fundit