Haradinaj viziton DokuFest-in, thotë se po e vendos Kosovën në hartën e botës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot festivalin ndërkombëtar të filmit dokumetar dhe atij të shkurtër, DokuFest, në Prizren, teksa ka thënë se përmes tij po vendoset Kosova në hartën e botës.

Haradinaj ka thënë se festivalet si DokuFest kanë dëshmuar vlera të mëdha kulturore të Kosovës.

Tutje, Haradinaj, ka thënë se ky festival po mbledh rreth vetes tusitë të shumtë.

Ai ka falënderuar ata që po e bëjnë Kosovën krenare.

May be an image of 3 people, people standing and outdoors

Postimi i plotë i Haradinajt:

Festivalet ndërkombëtare, si DokuFest, kanë dëshmuar për vlerat e mëdha kulturore të Kosovës dhe aftësinë e saj për të organizuar evente me peshë globale.

DokuFest, me angazhim të pandalshëm, po mbledh rreth vetës, përpos turistëve të shumtë, edhe njerëz të njohur të botës së artit, duke e renditur kështu Kosovën, në hartën e ngjarjeve të mëdha botërore.

Faleminderit të gjithë atyre që na bëjnë krenarë me veprat e tyre.

Më Shumë

Në Prizren përmbyllet edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”

Në Prizren është përmbyllur edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”, i mbajtur nga 14 deri më 17 maj, program që mblodhi...

Ministrja Gërvalla vizitoi Prokurorinë Themelore në Prizren: Nuk ka shtet të fortë pa drejtësi të fortë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Prokurorinë Themelore në Prizren, ku u prit nga Kryeprokurori z. Petrit Kryeziu me të cilin...

Lajmet e Fundit