3.7 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Harrimi si metaforë

Enver  Sulaj

Nuk mund të jetë harrimi,
Metaforë për dashurinë,
Pas idilës së këputur përgjysmë,
Ti braktise dhe poezinë.

Ja, vitet ikën shpejt,
E ne, ç’të kujtojmë më parë?
Bredhjet shtigjeve pafund,
-Janë plagë që djegin si zjarr.

Nuk mund ta besoj kurrë,
Se harrimin e paske dashur shumë,
Flijimet janë të trishta, janë mall,
Që vërshojnë si lumë.

Mes vargjesh e kujtimesh të ëmbla,
Mbetën ditët pafund, kur s’kishte natë mbi dhe.
Kur s’do të ketë mëngjese tjera,
Vallë, ku do të mbetemi ne?!

Nëntor, 2019

Më Shumë

Rikthehet “Komedia e Zezë” në Teatrin e Prizrenit

Sonte, me fillim nga ora 20:00, në skenën e Teatrit të Qytetit 'Bekim Fehmiu' në Prizren do të rikthehet shfaqja “Komedia e Zezë”, një...

Përballja e rivalëve të vjetër

Pas përfundimit të finales së Kupës së Kosovës, basketbolli elitar rikthehet në parket me ndeshjet e javës së 21-të në ProCredit Superliga. Vëmendja kryesore e...

Lajmet e Fundit