6.5 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Harrohet ushtria

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ende pa ardhur në krye të Qeverisë kishte premtuar se ushtria do të bëhet brenda 90 ditë pune, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur as pas 9 muajsh qeverisje, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Gjatë kohës sa ishte në opozitë kishte premtuar se ushtria e Kosovës do të bëhet brenda 90 ditë pune, por as pas ardhjes në Qeveri kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj një qëllim të tillë nuk e ka arritur as pas nëntë muajsh qeverisje. “Nga fillimi i punës së Qeverisë mund të mos kalojnë as 90 ditë që të krijohet ushtria. Pra, serbët e Kosovës po të ishin në vete dhe po të logjikonin pa ndërhyrje të Beogradit do ta votonin ushtrinë se është në të mirën e tyre, sepse ata jetojnë këtu”, ishte premtimi i Haradinajt pak ditë para se të zgjidhej kryeministër.

Mirëpo tash kur kanë kaluar mbi nëntë muaj qeverisje po thonë se janë në fazën e konsultimeve, ndërkombëtarët vazhdimisht theksojnë se mënyra e vetme për transformimin e FSK-së në ushtri është përmes ndryshimeve kushtetuese. Por këtë gjë e ka kontestuar kryeministri Haradinaj, i cili ditë më parë ka deklaruar se shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese po duket i pamundur për shkak të refuzimit të Listës Serbe

Më Shumë

Pjesëmarrje e ulët në votime në orët e para në Prizren

Në Prizren, gjatë orëve të hershme të mëngjesit, qytetarët nuk kanë treguar shumë disponim për të dalë në votime. Atmosfera në vendvotime është e qetë,...

Shannon Shorter i bashkohet Bashkimit

Bashkimi ka zyrtarizuar sot afrimin e lojtarit amerikan Shannon Shorter. Lojtari me përvojë të gjatë ndërkombëtare pritet të sjellë forcë, stabilitet dhe lidership në repartin...

Lajmet e Fundit