14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Hasani: Bombardimet në burg kanë qenë të tmerrshme, shihnim njerëz pa kokë e pa gjymtyrë

Ish i burgosur politik dhe i mbijetuar i masakrës në burgun e Dubravës, Nait Hasani ka thëfyer në Tëvë1 tmerrin që përjetuan gjatë bombardimeve të burgosurit në Dubravë.

Me rastin e 23-vjetorit të bombardimeve në burgun e Dubravës, Hasani i përshkuan ato si momente të tmerrshme por thotë se nuk kishte asnjë lloj frike pasi që ai ishte pajtuar tanimë me të gjitha ato rrethana.

“Bombardimet brenda burgut kanë qenë të tmerrshme sepse nuk dinim nga po vijnë, ne i shihnim aeroplanët, i shihnim raketat kur binin dhe i shihnim njerëzit, disa pa kokë, pa duar, pa këmbë, disa të thyer në kurriz… ”, është shprehur ai.

Hasani në emisionin “Info Nata” tha se të burgosurit e tjerë kanë përjetuar tmerre dhe frikë të madhe. Ai rrëfeu se si gjatë gjithë kohës ka dëgjuar thirrje për ndihmë.

“Dy persona që ishin familjarë mes vete, të dyve ju ranë granatat, njëri e thej këmbën, tjetri u lëndua në bosht të kurrizit, të dy ishin nga Bucaku i Drenasit… Ata kishin gjakderdhje. Gjakderdhja dilte me të madhe dhe njëri-tjetrit i thonin mos ma prek ashtin se po me dhemb. Mua më thonin mos na lër vetëm, rri me neve dhe unë me ta kam qenë. Në momentin që ka rënë granata e dytë, jam shtri për toke sepse edhe mua me sulmoi granata dhe po ashtu u ktheva prapë te ata dhe dikur ata e humbën ndjeshmërinë dhe ranë pa ndjenja”, rrëfeu tutje Hasani./Teve1.info

Më Shumë

Qytetarët e Rahovecit dalin zbathur për ta larguar ujin – pusetat e mbyllura

Shiu i madh i cili ka filluar tashmë në komunën e Rahovecit menjëherë ka bllokuar rrugët e qytetit nga uji i madh dhe për...

Dokumentari për Bekim Fehmiun, në Sarajevo Film Festival

  Filmi dokumentar “Bekim Fehmiu”, me regji nga Valmir Tertini dhe produksion të shtëpisë kinematografike “Cinemania”, financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, mban premierën boshnjake...

Moti sot me diell

Lajmet e Fundit