Ish i burgosuri politik, veprimtari i çështjes kombëtare, Nait Hasani në “RTK Prime”, ka rrëfyer për angazhimin e tij për lirinë e Kosovës. Ai ka folur për fillet e krijimit të Usahtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nait Hasani ka thënë se në fillim kanë qenë të organizuar në grupe në tërë Kosovën.
“Ne kemi pasur njësite nëpër çdo regjion të Kosovës. Ato njësite kanë qenë të shpërndara varësisht si kanë mundur të funksionojnë dhe kështu është bërë shtrija në tërë Kosovën. Përpjekja jonë ka qenë kështu jemi marr vesh me Xhavit Halitin, Azem Sylen dhe Xheladin Gashin në një mbledhje që e kemi pasur në Tiranë. Aty i kemi ndarë edhe detyrat, ku Azem Syla dhe Xhavit Haliti e morën përsipër organizimin e jashtëm, ndërsa unë dhe Xheladin Gashi e kemi marrë përsipër organizimin e brendshëm. Menjëherë në kemi filluar t’i thërrasim njerëzit t’i ofrojmë njerëzit që duan t’i bashkohen kësaj iniciative. Njerëz kishe mjaftueshëm dhe ishin të gatshëm të vdesin për vendin e vet”, rrëfen Hasani.
Reklamë
“Në atë kohë ishim pa emër, emri, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u vendos me 17 nëntor të 1994. Emiri u vendos nga Xhavit Haliti, Azem Syla në mbledhjen e Kryesisë së Lëvizjes Popullore që është mbajtur jashtë në koordinim edhe me neve. Pas kësaj ne jemi bërë bashkë dhe kemi vazhduar luftën tonë për liri”, rrëfen Hasani për “RTK Prime”.
Hasani kujton takimin me komandantin legjendar Adem Jashari
Hasani ka kujtuar edhe takimin e nëntoriet të vitit 1997 me komandantin legjendar, Adem Jashari, ku i pranishëm ishte edhe njëri nga krerët e UÇK-së, Rexhep Selimi.
“Me datën 18 nëntor të 1997 jemi takuar me Rexhep Selimin dhe Adem Jasharin tek ‘Betoni i Polacit’ ashtu quhet ajo pjesë ku jemi takuar. Aty kam shkuar me gruan time tash, në atë kohë ka qenë Fatmire Zogu, student dhe një nga ilegalet e para si femër. Ajo e ka bërë përcjelljen atëherë dhe më ka pritur aty. Kemi biseduar për një orë e sa për organizimin e mëtejshëm të luftës”, rrëfen Hasani.