Hasani: Koalicioni me LDK ishte i dëmshëm

Po pritet që mocioni i mosbesimit i nisur nga “Nisma për Kosovën”, të votohet pas pak në Kuvend. Sipas burimeve të “Zëri.Info” u bë e ditur që mocionin do ta përkrahin edhe Partia Demokratike e Kosovës.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe deputeti i kësaj partie Nait Hasani i cili për Zëri.Info tha se po ndjehet mirë që tashmë edhe partia në të cilën ai përkon do ta mbështesë mocionin.
Sipas tij, PDK e ka kuptuar që ky koalicion është e dëmshëm. “Po ndjehem mire që tashmë më në fund edhe partia ime e ka kuptuar se ka qenë dhe është koalicion i dëmshëm ky që ka qenë. Po ndjehem mirë që mendimi im i shtypur për kaq kohë sot po mbështetet nga PDK”, ka deklaruar ai.

Më Shumë

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Lajmet e Fundit