Haskuka e Thaçi – Vezgishi i thurin lëvdatë Susurit

Ish-drejtori i Arsimit në Prizren, Skënder Susuri ka marrë lëvdata për punën që është duke bërë në cilësinë e koordinatorit të projekteve në këtë drejtori.

Lëvdatat i janë bërë nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Arsimit, Xhemile Thaçi – Vezgishi, në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për psikologë e pedagogë të rinj.

“Ne fillim të qeverisjes kemi pasur dy pedagogë, kurse pas tre vitesh kemi 27 pedagogë, psikologë dhe staf mbështetës të mësimdhënësve”, tha Haskuka, transmeton RTV Besa.

“Kjo punë nuk do të ishte e mundur pa drejtoreshën, Thaçi- Vezgishi dhe Susurin”, tha Haskuka.

Edhe drejtoresha e Arsimit në Prizren, Xhemile Thaçi – Vezgishi ka falënderuar koordinatorin Susuri.

“Susuri ka dhënë një kontribut të veçant në realizimin e këtij projekti”, tha ajo.

Koordinatori Skënder Susuri tregoi se ky projekt ka zgjatur dy vite.

Ai është financuar nga Komuna e Prizrenit dhe “Caritas Kosova”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

55 vjet nga vdekja e Jim Morrison, zërit legjendar të The Doors

Sot shënohen 55 vjet nga vdekja e Jim Morrison, kantautorit, poetit dhe vokalistit legjendar të grupit rock The Doors, i cili konsiderohet një nga...

Lajmet e Fundit