26.8 C
Prizren
E hënë, 5 Qershor, 2023

Haskuka: Edhe Prizreni mund të futet në karantinë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, kërkon nga qytetarët që t’i respektojnë masat e institucioneve dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Sipas tij, nëse qytetarët vazhdojnë të dalin në qytet, edhe Prizrenit mund të futet në karantinë.

“Të gjithë duhet t’i respektojmë masat, mos të dalim nga shtëpitë dhe të qëndrojmë në shtëpi. Nuk ka justifikim, dalja jashtë pos për ushqim apo barna”, shkruan Haskuka, transmeton “PrizrenPress”

“Në Prishtinë sot është shpallur karantinë për shkak të numrit të madh të rasteve që rezultuan pozitive. Nëse vazhdojnë daljet në qytet, edhe në Prizren mund të shpallet karantina”.

Haskuka, ka konfirmuar tri rastet e reja me koronavirus në Prizren.

“Më herët me telefonatë u njoftova nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës që sot në Kosovë janë diagnostifikuar gjithsej tridhjetë e tre (33) raste me COVID-19, ndërsa nga këto raste tri (3) janë nga komuna e Prizrenit”, shkruan Haskuka.

“Ekipet do të konstatojnë numrin e kontakteve të rasteve të reja me COVID-19 dhe të gjithë do të intervistohen dhe do të testohen. Ata që kanë ndonjë simptomë duhet të vetizolohen dhe të kërkojnë ndihmën nëpërmjet telefonit në numrin 194 ose 038 200 80 800”./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Mustafa: Asociacioni nuk mund të bëhet në këto kushte, serbët më shumë kompetenca

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar situatën e fundit të ndodhur në veri të Kosovës. Mustafa në fjalën e tij është shprehur se është...

Ibrahim Rugova: Kokën mund të ma ndërrojnë, por mendimin kurrë

Sjellim dhjetë thënie nga presidenti historik Ibrahim Rugova, shkruan KultPlus. Arti është si jeta, secili e gjen kuptimin e tij për vete. Kosova është një vend...

Parashikimi i motit

Lajmet e Fundit