17.1 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Haskuka inspekton punimet në fshatin Gjonaj të Hasit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi, sot kanë inspektuar punimet që po i realizojnë për përmirësimin e kushteve infrastrukturore në rajonin e Hasit, përkatësisht në fshatin Gjonaj, transmeton PrizrenPress.

“Në kuadër të projektit për ndërtimin e infrastrukturës rrugore në fshatin Gjonaj, kemi bërë shtrimin e rrugës me kubëza për rreth 3,000 metër katrorë, si dhe shtrimin e rrugës me asfalt për rreth 11,900 metër katrorë. Drejtoria e Shërbimeve Publike ka bërë shtrimin me kubëza edhe të një shtegu në gjatësi prej 420 metra dhe sipërfaqe rreth 900 metra katrorë, i cili ka mundësuar një rrugëtim të sigurt të fëmijëve të këtij fshati deri tek shkolla e tyre”, thotë Haskuka.

Fotografia e Mytaher Haskuka

Sipas tij, në fshatin Gjonaj po ashtu janë kryer rreth 85% të punimeve për ndërtimin e ujësjellësit, nëpërmjet të cilit problemi shumëvjeçar për furnizim me ujë të pijshëm në këtë rajon do të gjejë zgjidhje.

Fotografia e Mytaher Haskuka

“Përveç këtyre, në këtë fshat së shpejti do të kemi edhe Qendrën e re të Mjekësisë Familjare, që do ta zëvendësojë objektin e vjetër të ndërtuar në vitet e 80-ta. Ky objekt do të ketë një hapësirë moderne prej rreth 500 metër katrorë, i cili do t’i përballojë kërkesat e të gjithë banorëve të kësaj ane për kontrolle mjekësore”, thotë Haskuka./PrizrenPress.com

Fotografia e Mytaher Haskuka

Më Shumë

Nesër bllokohet rruga “Halil Berisha” në Prizren për shkak të punimeve në kanalizim

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar qytetarët se nesër, më 06 maj 2026, nga ora 08:00 deri në 17:00, rruga...

“Kur Hasi Jehon, jehon Shqiptaria” – Osmani vlerëson festivalin në Gjonaj

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në edicionin e këtij viti të festivalit "Hasi Jehon", i cili po mbahet në Gjonaj të...

Lajmet e Fundit