7.5 C
Prizren
E enjte, 13 Nëntor, 2025

Haskuka kërcënon shërbyesit civil (Dokument)

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka kërcënuar me ndëshkim shërbyesit civil, të cilët janë të angazhuar nëpër parti politike.

Ai, ka paralajmëruar masa disiplinore ndaj ‘punëtorëve politik’.

Letrën kërcënuese, të cilën e ka siguruar “PrizrenPress”, ua ka shpërndarë të gjithë drejtorëve të Ekzekutivit.

“Ju duhet njoftoni të gjithë nëpunësit civil që t’i përmbahen ligjit dhe deri të hënën duhet të raportoni për gjendjen e stafit tuaj”, shkruan në letër Haskuka.

“Po ashtu duhet t’i njoftoni se jemi të detyruar të iniciojmë procedura disiplinore ndaj nënpunësve civil të cilët mbajnë pozita drejtues në parti politike dhe janë aktiv politikisht”.

Në muaj prill të këtij viti, Haskuka pati kërkuar që stafi civil të mos angazhohet në parti.

Ai, po dyshon se kjo kërkesë ka rënë në vesh të shurdhër.

“Email-i që është dërguar kohë më parë sa po e shoh nuk është marrë paraysh seriozisht, ngase ende po shoh shërbyes civil të angazhuar nëpër parti politike”.

Haskuka është arsyetuar se me këtë vendim po kërkon të respektohet Ligji për Shërbimin Civil.

Ndërkaq, partitë opozitare kanë kritikuar Haskukën për këtë vendim ndaj punëtorëve civil /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Qytetari nga Rahoveci gjen 1800 euro dhe i dorëzon në polici

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me datë 7 nëntor 2025 në Rahovec, një qytetar ka dorëzuar në polici një shumë parash...

Proces i qetë zgjedhor në Prizren, Bytyqi: Deri tani s’është raportuar për incidente

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, në një intervistë me gazetaren e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, foli rreth procesit zgjedhor në...

Votoi Shaqir Totaj

Lajmet e Fundit