9.9 C
Prizren
E mërkurë, 1 Tetor, 2025

Haskuka: Kompromiset gjithmonë janë bërë në dëm të shqiptarëve

Në 142 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, të mbushur me flamuj kombëtar u dha mesazhi i bashkimit dhe mos copëtimit të mëtejmë të territoreve shqiptare.

Në këtë përvjetor homazhet nga qytetarët, institucionet komunale dhe liderët politikë nisen në nderim te shtatoret e Abdyl Frashërit, Sylejman Vokshit dhe Ymer Prizrenit.

E i pari i Prizrenit, Mytaher Haskuka u shpreh i vendosur se më nuk duhet lejuar, siç tha të bëhen operacione me territore të shqiptarëve.

“Në këtë periudhë 142 vjeçare në Ballkan kompromiset gjithmonë janë bërë në dëm të shqiptarëve, në dëm të trojeve shqiptare. Fatkeqësisht edhe këtë vit po bëhen operacione të tilla me territore tona. Duhet edhe një herë t’i përkujtojmë këta, punën edhe veprat e tyre që mos të bëjmë në gabimet e atyre që i kanë falur tokat”, tha ai, raporton KP.

Përfaqësuesja e Lidhjes së Shkrimtarëve në Kukës, Vera Istrefaj duke kërkuar unifikim të shqiptarëve tha se historia në të kaluarën është treguar e padrejtë me kombin tonë.

Më Shumë

Nisma në Prizren tregon pse refuzoi pjesëmarrjen në seancën e Kuvendit

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryetari i Komunës për  buxhetin e  vitit 2026 dhe parashikimin për vitet 2027-2028, ...

Rrëfimi i Bekim Fehmiut pas xhirimeve të serialit të famshëm televiziv “Odisea” (1968)

“Radiocorriere” ka botuar, më 23 mars të 1968, në faqet n°32-33, një shkrim të gazetarit Antonio Lubrano në lidhje me bisedën e tij me...

Heroi pa varr

Lajmet e Fundit