3.8 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Haskuka krenohet me rregullimin e dokumenteve në arkivin e Komunës

Kreu i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, është krenuar me renditjen e dokumentacionit në ambientet e këtij institucioni.

Në profilin e tij në Facebook, Haskuka ka postuar një fotografi të ndarë në dysh, e ka thënë se ato shpërfaqjen në njërën anë gjendjen e arkivës së Komunës së Prizrenit gjatë pushtetit të PDK-së dhe në anën tjetër atë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Dy foto, si ishte arkiva e Komunës së Prizrenit kur e la PDK-ja pushtetin, viti 2018. Si është arkiva tani në vitin 2019. Ka shumë punë për tu bërë, ngase na kanë lanë katrahurë, por ne do të vazhdojmë përkundër bllokadës që organet qendrore i bëjnë Komunës së Prizrenit”, ka thënë Haskuka.

Më Shumë

Rifati suspendohet, P.C Prizreni pa trajner në finale

Komisioni i Garave të FBK-së ka vendosur suspendimin e trajnerit të KB Proton Cable Prizreni, Arbnor Rifati, për një ndeshje, si dhe gjobë financiare,...

Drita shkëlqen në finale, fiton Kupën në Prizren

Drita ka triumfuar sonte në finalen e Kupës së Ligës së Parë, e zhvilluar në Palestrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren. Ekipi gjilanas, i drejtuar...

Lajmet e Fundit