18 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Haskuka premton rregullimin e shërbimeve ditore mjekësore

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka vlerësuar se shërbimet në zonën e Luginës së Lumëbardhit (Zhupës) dhe në zonat e tjera rurale duhet të rirregullohen. Kjo ngase banorët e zonave rurale duhet të marrin rrugën për në qytet edhe për shërbimet më elementare.

Këtë qëndrim Haskuka e ka shfaqur pas realizimit të një vizite në fshatin Mushnikovë, ku ka vizituar edhe ambulancën, shkruan sot “Koha Ditore”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Prizrenit ka pohuar se në kuadër të kësaj vizite është njoftuar edhe për kërkesat konkrete të banorëve të këtij fshati.

“?shtë e domosdoshme të rirregullohen shërbimet në zonën e Zhupës dhe gjithandej zonave rurale të Komunës, ngase edhe për shërbimet më elementare banorët e kësaj zone malore duhet të udhëtojnë në qytet. Kjo, përveç shpenzimeve të shtuara shkakton kokëçarje dhe maltretim, veçanërisht gjatë stinës së dimrit”, ka theksuar Haskuka.

Vjet përfaqësuesit politikë nga radhët e komunitetit boshnjak patën kërkuar përmirësim veçanërisht të shërbimeve shëndetësore në Luginën e Lumëbardhit (Zhupë) … (

Më Shumë

Trajnim në Rahovec për rritjen e gatishmërisë në emergjenca

Në Komunën e Rahovecit është zhvilluar një trajnim në tavolinë (TTX), me fokus rritjen e kapaciteteve institucionale për menaxhimin e situatave emergjente dhe forcimin...

Hapet Java e Infermierisë në Spitalin e Prizrenit

Në Prizren ka nisur zyrtarisht Java e Infermierisë në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, menjëherë pas shënimit të 5 Majit – Dita...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit