10.3 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Haskuka: Rivalët politikë në Prizren, as vetë nuk po i besojnë forcës së tyre të ndryshimit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, bashkë me kandidatët për asamble komunale, Sefer Saramati, Veton Perolli e Borëbardha Bytyqi, i shoqëruar edhe nga deputeti Arbër Rexhaj, u takuan me banorët e lagjeve Tabakhane dhe Lakuriq.

“Rivalët politikë në Prizren ,as vetë nuk po i besojnë më forcës së tyre të ndryshimit, këtë e kanë vërejtur edhe qytetarët. Ata e kanë kuptuar se ndryshimi i vetëm i vërtetë jemi ne”, tha Haskuka.

“Komuna e Prishtinës ka arritur ta ndalë korrupsionin, nga 7 milionë euro të hyra vetanake, ka arritur t’i rrisë në 20 milion, përderisa Komuna e Prizrenit, jo që nuk e ndali korrupsionin, por përkundrazi, të hyrat vetanake, që nga viti 2013, i ka të njëjta dhe kjo shifër ka mbetur në 7 milion”.

“Korrupsioni në Prizren nuk është ndalur. Vetëm për dreka e darka, Komuna e Prizrenit ka shpenzuar 60 mijë euro për 6 muaj”.

“Unë do ta ndaloj korrupsionin dhe me ato para do të ndaj shujta për të gjithë nxënësit e Komunës së Prizrenit, prej klasës së parë deri në të pestën”.

“Do t’i ndal ndërtimet pa leje në këtë pjesë të qytetit, do të formojë ekipin e rigjenerimit urban, do të organizoj vend parkingjet, si dhe do të hap edhe katër çerdhe për fëmijë me bazë në komunitet.”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në 37-vjetorin e rënies heroike, përkujtohet profesori Xhemajli Berisha në Prizren

Sot janë shënuar 37 vjet nga rënia heroike në altarin e lirisë e profesorit Xhemajli Berisha. Me këtë rast, në varrezat e lagjes Arbanë...

Kryeprokurori Kryeziu: Prizreni ka qenë një ndër rastet me keqpërdorimet më të mëdha me rezultatet zgjedhore

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, duke folur për rastet e manipulimeve me vota, tha se Prizreni ka qenë një prej rasteve...

Lajmet e Fundit