Haskuka thotë se janë të gatshëm të fillojnë mësimin në çdo formë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tregon se si komunë  janë të gatshëm të fillojnë mësimin në çdo formë.

“Duke pasur parasysh situatën e krijuar nga pandemia Covid-19, Komuna e Prizrenit që nga viti i kaluar ka përgatitur dhe ka vënë në funksion platformën dixhitale EduPrizren.net. “ tregon Haskuka.

“Në këtë platformë janë të qasshme 1460 video ligjërata, me animacione e video grafika, ku bëhet shpjegimi i ilustruar dhe i vizualizuar i njësive mësimore”.

“Prizreni është ndër komunat e para që ka përgatitur një platformë të tillë dixhitale, e cila shërben si burim i mësimit cilësor. Andaj nxënësit e klasave 1-9, prindërit dhe mësimdhënësit mund ta shfrytëzojnë këtë platformë gjatë kësaj periudhe, por edhe në çdo kohë!”

“Në platformë mund të qaseni nëpërmjet linkut: https://eduprizren.net/”.

Më Shumë

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit diskuton me Akademinë e Drejtësisë për rritjen e kapaciteteve profesionale

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim pune drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, së bashku me përfaqësues...

Lajmet e Fundit