Haskuka vizitoi Nënstacionin e Zjarrfikësve në fshatin Gjonaj

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, vizitoi sot  Nënstacionin e Zjarrfikësve në fshatin Gjonaj, i cili u funksionalizua muajin e kaluar, së bashku me dy nënstacionet tjera në fshatin Zhur dhe Reçanë

“Ky nënstacion do të shërbejë për gjithë rajonin e Hasit dhe ka kapacitete që të ofrojë shërbime dhe intervenime të shpejta dhe cilësore aty ku do këtë nevojë. Komuna përveç rritjes së numrit të zjarrfikësve nga 25 në 55, Shërbimin e Zjarrfikësve e kemi pajisur edhe me një automjet të ri dhe efikas për fikjen e zjarrit”, tha Haskuka.

“Me këto projekte, kemi arritur që të ngrisim efikasitetin e shërbimeve të ofruara për sigurinë e qytetarëve të komunës sonë, si dhe kemi përmirësuar kushtet e punës për zjarrfikësit tanë, të cilët po e kryejnë një punë sakrifikuese e vetëmohuese”.

Më Shumë

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Lajmet e Fundit