Haskukës ia kallin kontejnerët

Kontejnerët e rinj, të cilët ishin vendosur ditë më parë në Prizren, janë bërë “shkrumb e hi” nga persona të pandërgjegjshëm.

Kryetari i Prizrenit, Mythaer Haskuka, ka reaguar ndaj këtij veprimi.
Ai, ka ftuar qytetarët që t’i lajmrojnë rastet e tilla.

“Pa u bërë as një javë nga vendosja e kontejnerëve të rinj, persona dashakeq ia kanë vënë zjarrin një aseti të qytetit. Rasti është lajmëruar në polici, ndërsa keqbërësit do të dënohen. Kontejnerët janë pronë e qytetit, pronë e jona e përbashkët”,shkruan Haskuka në Facebook.

“Çdokush që dëmton pasurinë e qytetit do të dënohet. Lusim qytetarët për bashkëpunim, të na lajmërojnë ose inçizojnë raste të tilla në Qendrën e Thirrjeve (0800 19 200)”.

“Çdo tentim i shkatërrimit të pronës publike do të konsiderohet sulm i drejtpërdrejtë ndaj Prizrenit”./PrirenPress.com/

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Lajmet e Fundit