Hatim Baxhaku dëgjon hallet e banorëve në “Jeni Mahallë”

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku është takuar me banorët e lagjes “Jeni Mahallë”.

Ai, ka dëgjuar nga afër ankesat e banorëve të kësaj lagjeje.

“Në vazhdën e takimeve me qytetarë, sot kandidati ynë për t’parin e qytetit, Dr. Hatim Baxhaku i shoqëruar edhe nga një pjesë e kryesisë vizituan dhe dëgjuan hallet e brengat e banorëve dhe pronarëve të bizneseve në lagjen “Jeni Mahalla të Prizrenit”, thuhet në komunikatën e LDK-së në Prizren.

“Ndërtimi i disa kateve pa leje të atyre banesave gjigande në atë zonë të ngushtë, zvogëlimi i trotuareve, ngadalësimi i punimeve në rrugë dhe kualiteti jo i kënaqshëm i tyre ishin disa nga shumë ankesat që ata qytetarë i adresuan z.Baxhakut”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Aulon Shabani rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Aulon Shabani, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe për tre vitet e ardhshme. Klubi...

Lajmet e Fundit