13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Hatim Baxhaku ‘kapet’ me Donika Gërvallën: Po bën popullizëm!

Kandidatja për deputete nga Lista e Vjosa Osmanit, konkretisht LVV-ja, Donika Gërvalla përmes një postimi në “Facebook”, ka falënderuar mërgimtarët për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Mirëpo, ndaj këtij shkrimi ka reaguar ish-deputeti i LDK-s, Hatim Baxhaku.

Në një koment në postimin e Gërvallës në “Facebook”, i tha asaj që po bën popullizëm primitiv.

Postimi i Gërvallës

Të dashur mërgimtarë,vëllezër e motra,Rreth 200.000 regjistrime për të votuar nga mërgata. Çfarë shifre!Asnjëherë në historinë tonë të deritanishme nuk kemi pasur uragan të tillë të pjesëmarrjes së mërgatës në zgjedhjet e vendit. Ky është një referendum historik dhe unik i mërgatës për dinjitet dhe demokraci. Sa krenare jam që jam njëra nga ju.Të gjithë së bashku e kemi një qëllim: t’ia kthejmë vendin qytetarit nga ata që e kanë vjedhur dhe plaçkitur deri sot. Para më shumë se 20 vjetësh kemi dëshmuar që me mençuri dhe guxim dijmë të çlirohemi nga armiku shekullor. Edhe këtë herë me guxim dhe mençuri dhe me mërgatën në krah, shtetin do t’ia kthejmë qytetarit. Nga zemra ju falënderoj që nuk jeni stepur nga pengesat e shumta të qëllimshme, vetëm e vetëm për t’ju bërë të dorëzoheni. Sa e bekuar është Kosova me mërgatën që ka.

May be an image of 1 person

 

Më Shumë

Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës

Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në...

Barcelona refuzon një ofertë të majme për Raphinhan, kërkon 20 milionë më shumë

Raphinha pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës, por vetëm për ofertën e duhur. Sulmuesi brazilian ka shpërthyer në javët e fundit...

Lajmet e Fundit