Hatim Baxhaku: Në balotazh do ta mbështesë ndryshimin

Hatim Baxhaku i LDK-së thotë se në balotazh do të mbështes ndryshimin. Sipas tij, Prizreni ka nevojë për një ndryshim rrënjësor.

“Arsyeja pse kam kandiduar për kryetar të Prizrenit, ka qenë ndryshimi i gjendjes në këtë qytet. Edhe pas asaj që ndodhi me rezultate, unë vazhdoj të mbështesë ndryshimin”, tha Baxhaku “PrizrenPress”.

Hatim Baxhaku në zgjedhjet lokale ka qenë kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit. Ai, nuk ka arrit të hyjë në balotazh, pasi që është rëndit i treti në garë.

Pas humbjes, Baxhaku, publikisht ka dalë në mbështetje të kandidatit të Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka.

“Unë e kam shprehur mendimin tim për balotazh”.

Baxhaku tha se është duke pritur vendimin përfundimtar të partisë për balotazhin e Prizrenit.

“Nuk mund të dalë jashtë partisë. Besoj këto ditë partia do të dal me një qëndrim zyrtar dhe pastaj do të shikojë se si do të mbështesë ndryshimin”, tha ai. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Zafir Berisha: Nait Hasani mbeti jashtë Kuvendit për shkak të kundërfushatës brenda PDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka reaguar lidhur me moszgjedhjen e Nait Hasanit deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Ai thotë...

Marshi i Çlirimit mbledh çiklistët në Dragash

Për nder të Ditës së Çlirimit, Klubi i Çiklizmit Opoja, me mbështetjen e Komunës së Dragashit, organizon sot (e dielë, 28 qershor 2026), Marshin...

Lajmet e Fundit